Prokuroria Speciale tregon pse u anulua seanca e rastit “Veteranët”

19:07 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës është raportuar se arsyeja e anulimit të seancës së rastit “Veteranët” ishte infektimi i një zyrtari në teknologjinë informative.

Këtë e hedh poshtë Prokuroria Speciale e cila tregon arsyen e vërtetë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas PS, anulimi është bërë për shkak të kushteve dhe hapësirës së vogël dhe numrit të pjesëmarrësve.

“Zyrtari i TI-së të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ka qenë i paracaktuar të ofroj asistencën e tij në seancën e datës 17.06.2020 dhe datës 18.06.2020, është në pritje të udhëzimeve të IKSHP-së për veprime të mëtejme, si pasoj e kontakteve të mundshme me rastin pozitiv me COVID 19, të konfirmuar në Sekretariatin e KPK-së. Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, anulimi i kësaj seance është bërë edhe për shkak të kushteve dhe hapësirës së vogël në sallën ku është planifikuar të mbahej seanca, si dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në seancën e cekur”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme