Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.
Ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, sot kanë shënjestruar edhe një rast ri, për veprën penale “Tregti e ndaluar” nga neni 299, paragrafi 1 i KPRK-së, Shpëlarja e parave, në kundërshtim me nenin 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 32 të Ligjit Nr.03/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, po ashtu paraparë edhe me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit Nr.05/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Gjithashtu, ju njoftojmë se rasti i shënjestruar sot nga Prokuroria Speciale, ka pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura./arbresh.info
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...