Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka shënjestruar dy raste të reja për shpëlarje të parave, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar.
Në njoftimin e Prokurorisë është bërë e ditur se ka edhe pasuri të sekuestruar, që konsiderohet të jetë e fituar nga këto vepra penale, transmeton arbresh.info.
“Rasti i parë është për veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 302 të KPRK-së, dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërkaq, rasti i dytë është për veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 të KPRK-së, si dhe për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se në dy rastet e shënjestruara sot nga Prokuroria Speciale, ka edhe pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë