Prokuroria Speciale ka pranuar kontingjentin e shtatë të kallëzimeve penale kundër krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998/99, por deri me tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë për kriminelët serbë, shkruan arbresh.info.
Mos interesimin e Prokurorisë Speciale për shqyrtimin e këtyre lëndëve tregohet edhe me angazhimin e vetëm një prokurori që të shqyrtojë këto kallëzime. Si e tillë institucionet e drejtësisë në vend po cilësohen si të dështuara në shqyrtimin e këtyre lëndëve.
Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, deklarohet se Prokuroria Speciale po u ofron imunitete të plotë kryesve të krimeve të luftës në Kosovë.
“Prokuroria speciale me mos veprim po ofron imunitet të plotë, pandëshkueshmëri ndaj kryesve të krimeve të luftës, përderisa viktimave të krimit po iu mohon të drejtën për të kërkuar drejtësi”, tha ai.
Për tre vitet e fundit, thotë Miftaraj, Kosova nuk ka shpreh interesim që të hetoj dhe ndjek kriminelët që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.
“Fatkeqësisht, në tre vitet e fundit Kosova por edhe sistemi prokurorial me veprime po dëshmojnë se nuk kane interes të hetojnë, ndjekin dhe luftojnë krimet e luftës. Me vet faktin se me krime lufte sot merret vetem një Prokuror nga PSRK ngre pytje nese vet sistemi interes parësor ka mos ndëshkimin e këtyre veprave që deri me. Tani jane duke e realizuar në praktikë me sukses”, u shpreh ai.
Ditë më parë, Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, ka dorëzuar valën e shtatë me kallëzime penale në Prokurorinë Speciale./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën