Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetë (8) të pandehurve me inicialet F.K., F.K., T.B., S.M., S.M., H.M., B.H dhe I.K, transmeton arbresh.info.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit e lartcekur akuzohen për veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK-së lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi ‘’Kontrabandimi me migrant’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.K., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së, thuhet në njoftimin e prokurorisë./arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...