Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinë kundër 3 të pandehurve, të akuzuar për veprën penale të “krimit të organizuar lidhur me veprën penale trafikimi i armeve”, raporton Arbresh.info.
Rasti është realizuar me bashkëpunimin të ngushtë dhe shumë të suksesshëm të organeve të ligjit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Të pandehurit A.K., M.D. dhe D.P. duke vepruar si grup i organizuar kriminal në krye me A.V., kundër të cilit procedura penale po zhvillohet në SHBA, e kanë kryer veprën penale të trafikimit me armë, në atë mënyrë që gjatë muajit prill dhe maj 2017 në territorin e SHBA-ve, agjenti i policisë Amerikane nga DEA (Drug Enforcement Administration), nën mbulim, e ka lidhë marrëveshjen me A.V., për blerjen e 15 copë armë automatike kinse për luftën e narko-karteleve në Meksike dhe për këtë ia ka dhënë të hollat të pandehurit A.V. Pastaj, përmes të pandehurve e ka organizuar dorëzimin e armeve në Kosovë, ashtu që të pandehurit A.K., M.D. dhe D.P. ia kanë dorëzuar armët oficerit policor të Policisë së Kosovës nën mbulim, i cili ka qenë duke zbatuar masat e fshehta të blerjes se simuluar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Më 27 qershor 2017, me një aksion të koordinuar mes policisë e prokurorisë së Kosovës dhe të SHBA–ve, të gjithë të pandehurit janë arrestuar në flagrancë, në territoret e të dy shteteve.
Ish-shoferi i konsullatës së Kosovës në Amerikë, Albert Veliu kishte kërkuar që të lirohet me kusht, duke ofruar një shumë prej 750 mijë dollarë. Prokurorët federalë të Brooklyn pretendojnë se Albert Veliu u përpoq të organizonte një shitje prej më shumë se një duzine “AK-47” dhe një raketë – municionesh të cilat i quante “atlete” dhe një “sneaker me madhësi Shaq”. Veliu ishte shofer që nga viti 2012 derisa konsullata e largoj atë gjatë kësaj vere. Prokurorët thonë se Veliu u mburr me burimet e tij të fshehta në Agjencinë për Zbatimin e Anti Drogës, që puna e tij të jetë më e lehtë gjatë kontrabandimit me armë përmes aeroporteve. Banori 34-vjeçar i “Staten Island” ka qenë i burgosur që nga fundi i qershorit nën akuzat se ishte pjesë e një unaze kriminale. Avokatët e Veliut kanë ofruar një shumë prej në vlerë prej 750,000 dollarë, për ta liruar me kusht, ata kanë argumentuar se Veliu është një njeri familjarë dhe pa të kaluar kriminale. Mirëpo Gjyqtarja Pamela Chen e kishte mohuar ofertën e avokatit të Veliut duke e konsideruar atë si një person të rrezikshëm për komunitetin dhe i cili mund të ikë nga vendi. Albert Veliu është arrestuar në qershor të këtij viti me një grup shokësh, pas një operacioni të DEA-as në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për shkak se ai kishte bërë pastrim parash, trafikim me narkotikë dhe shitje të armëve. Në arrestimin e tij kishte bashkëpunuar edhe një pjesëtar (agjent sekret) i Policisë së Kosovës, kishte raportuar mediumi amerikan Silive.com. Ai i kishte “ndihmuar” Veliut që ta shiste armatimin e tij në Kosovë, shkruante ky medium. Veliu rrezikon deri në 20 vjet burg, nëse shpallet fajtorë për veprat e akuzuara./arbresh.info/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...