Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve N.S; A.S; B.S; SH.S. dhe J.F.
Aktakuza është ngritur kundër pesë (5) të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi i mirë bazuar se kanë kryer veprat penale të fajdesë, shpëlarjes së parave, kanosjes, dhe pengimit të procedurës zyrtare, duke e theksuar se këto veprime janë kryer me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material gjatë viteve 2020-2022, përcjell Arbresh.info.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve N.S; A.S; B.S; SH.S. dhe J.F.
Aktakuza është ngritur kundër pesë (5) të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi i mirë bazuar se kanë kryer veprat penale:
· “Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së.
· “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.
· “Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së.
· “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së.
Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdesë./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...