Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve O.F, A.U, A.K, SH.K, K.M, A.M, F.ZH, G.H, N.J, dhe V.K.
Sipas prokurorisë, aktakuza është ngritur për shkak se dhjetë të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, shkruan Arbresh.info.
“Rasti ka të bëjë me veprën penale të kryer gjatë viteve 2022 – 2024, ku të pandehurit duke vepruar si grup e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në territorin e Republikës së Kosovës dhe transportin e lëndëve narkotike në shtetin e Turqisë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...