Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 46 të pandehurve, për veprat penale kundër ekonomisë edhe detyrës zyrtare që ndërlidhen me krim te organizuar si dhe për njërin nga te pandehurit vetëm ne drejtim te veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Të akuzuarit janë: A.I. A.S. A.I. SH.I. L.B. A.R. R.S. G.T. Z.S. SH.S. B.R. I.B. B. B. M.Q. N.Z. N.Z. S.S. N.B. B. A. K.A. I.Z. A.I. D.K. A.H. A.RR. R.K. A.S. H.J. R.M. M.I. M.S. R.RR. L.K. A.RR. A.XH. A.K. F.K. V.T. M.B. R.B. R.K. E.K. R.M. H.R. Z.I. dhe XH.I.
Për të cilët ekziston dyshimi, se gjatë periudhës kohore nga muaji Janar 2015 deri me 22 Mars 2016 me dashje dhe me dijeni, e me qëllim ky grup ka kryejë vepra penale që janë të dënueshme me burgim, së paku katër (4) vite, thuhet në një komunikatë për media.
“Të dyshuarit po ashtu akuzohen edhe për shmangieve nga tatimet e brendshme, në bazë të së cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme, në mënyrë të kundërligjshme që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore gjithsej në shumën prej 1,666,842.07 € dhe njëkohësisht duke iu shmangur obligimeve tatimore gjithsej në shumë prej 763,778.09 €, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore dhe tatimore gjithsej në shumën prej 2,430,620.16 e që njëkohësisht është përfitim i kundërligjshëm gjatë periudhës së aktivitetit kriminal të këtyre të pandehurve, të realizuar përmes zbatimit të tri (3) skemave të këtij grupi kriminal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...