Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 46 personave

15:53 | 12 Tetor 2017
L G

Prokuroria Speciale ka ngritur  aktakuzë kundër 46 të pandehurve, për veprat penale kundër ekonomisë edhe detyrës zyrtare që ndërlidhen me krim te organizuar si dhe për njërin nga te pandehurit vetëm ne drejtim te veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit janë: A.I. A.S. A.I. SH.I. L.B. A.R. R.S. G.T. Z.S. SH.S. B.R. I.B. B. B. M.Q. N.Z. N.Z. S.S. N.B. B. A. K.A. I.Z. A.I. D.K. A.H. A.RR. R.K. A.S. H.J. R.M. M.I. M.S. R.RR. L.K. A.RR. A.XH. A.K. F.K. V.T. M.B. R.B. R.K. E.K. R.M. H.R. Z.I. dhe XH.I.

Për të cilët ekziston dyshimi, se gjatë periudhës kohore nga muaji Janar 2015 deri me 22 Mars 2016 me dashje dhe me dijeni, e me qëllim ky grup ka kryejë vepra penale që janë të dënueshme me burgim, së paku katër (4) vite, thuhet në një komunikatë për media.

 Sipas prokurorisë të dyshuarit aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit, duke vepruar me dashje direkte, si pjesë e grupit të organizuar dhe si bashkim i strukturuar, për të përfituar drejtpërsëdrejti apo tërthorazi çfarëdo dobie pasurore apo financiare, për veten apo tjetrin, në atë mënyrë që të njëjtit kanë arritur që në mënyrë shumë të sofistikuar të organizojnë tri skema të punës: import të kundërligjshëm përmes mosdeklarimit apo deklarimit të pasaktë të mallrave të llojit cigare dhe kontrabandimit të tyre, kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe stimulansave seksual.

“Të dyshuarit po ashtu akuzohen edhe për shmangieve nga tatimet e brendshme, në bazë të së cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme, në mënyrë të kundërligjshme që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore gjithsej në shumën prej 1,666,842.07 € dhe njëkohësisht duke iu shmangur obligimeve tatimore gjithsej në shumë prej 763,778.09  €, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore dhe tatimore gjithsej në shumën prej 2,430,620.16 e që njëkohësisht është përfitim i kundërligjshëm gjatë periudhës së aktivitetit kriminal të këtyre të pandehurve, të realizuar përmes zbatimit të tri (3) skemave të këtij grupi kriminal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme