Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj F.K për kontrabandim me migrantë dhe mbajtje në pronësi të armëve.
Prokuroria njofton se i pandehuri gjatë vitit 2020 dhe 2021 “me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë”.
“Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe 2 (dy) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.”
Komunikata e plotë:
AKTAKUZË PËR KONTRABANDIM ME MIGRANTË DHE MBAJTJE NË PRONËSI TË ARMËVE
Prishtinë, 27 tetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet F.K.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë.
Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe 2 (dy) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.
Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së. /arbresh.info/
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...