Prokuroria Speciale me aktakuzë kundër 8 të pandehurve për falsifikim të dokumenteve dhe shpërlarje të parave

16:23 | 13 Dhjetor 2024
R J

Pas zhvillimit të hetimeve disavjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë me inicialet E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridikë “M…”, “AHK” dhe “QKK”.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërlarje e parave”.

Të ngjashme