Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë, caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër gjashtëmbëdhjetë të pandehurave, V.A, E.S, Sh.T, M.T, L.I, A.A, G.L, D.D, V.I, J.L, R.Q, A.M, J.Xh, F.Z, Q.S, dhe E.B, raporton arbresh.info.
Kjo pasi sipas njoftimit të kësaj prokurorie, 16 kosovaret e kthyer nga Siria ditë më parë dyshohen se kanë kryer disa vepra penale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë, caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër gjashtëmbëdhjetë të pandehurave, V.A, E.S, Sh.T, M.T, L.I, A.A, G.L, D.D, V.I, J.L, R.Q, A.M, J.Xh, F.Z, Q.S, dhe E.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtat kishin për të kryer veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të KPK-së, dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin në Konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-200”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Tutje në njoftim Prokuroria Speciale bën të ditur se propozimi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurat janë bazuar në nenin 165 paragrafi 2 e nën paragrafi 2.3 dhe 2.4 të KPRK-së, si dhe, nga neni 165 paragrafi 2 nën paragrafi 2.5.3 të KPRK-së./Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030