Google ADS

Prokuroria Speciale kërkon 185 mijë euro stimulim për kryeprokurorët dhe prokurorët

09:42 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Këshilli prokurorial i Kosovës përkatësisht Prokuroria Speciale ka kërkuar stimulime shtesë për kryeprokurorët që merren me krime të rënda dhe prokurorët për të mitur.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti i propozoi Qeverisë në mbledhjen e sotme që ta miratoj këtë kërkesë, shkruan arbresh.info.

“Vlera që ata kanë kërkuar është 185 mijë euro. Unë i propozoj qeverisë që të bëjë ndarjen e këtyre mjeteve nga buxheti i Këshillit Prokurorial”, ka thënë Hoti.

Kërkesa e Këshillit është miratuar./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme