Avokati i Pal Lekajt, Arianit Koci thotë se Prokuroria Speciale po shkel ligjin pasi atij si mbrojtës dhe klientit të tij nuk i ka dorëzuar asnjë shkresë të lëndës dhe dëshmi për ngritjen e aktakuzës për korrupsion ndaj Ministrit të Infrastrukturës.
Madje, sipas Kocit ende as aktakuzën nuk e kanë pranuar dhe thotë se kjo i duket e pakuptimtë.
“Unë dhe klienti im ende nuk e kemi pranuar aktakuzën. Praktika që i pandehuri të kuptoj i fundit që i është ngritur aktakuza, duhet të ndërpritet. Kjo vërtetë nuk ka kuptim”, tha avokati i ish-kryetarit të Gjakovës.
“Prokuroria ka vepruar në kundërshtim me nenin 244 të KPP, për shkak se nuk na ka dorëzuar asnjë provë”, shtoi ai të shtunën në një prononcim për Gazetën Express, duke theksuar se sipas tij që nga fillimi procedura nga Pal Lekajt po fillon me shkelje ligjore.
Koci është i bindur në pafajësinë e Ministrit Lekaj që po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë mandatit të tij të parë në krye të Komunës së Gjakovës.
“Në emër të plotësimit të kriterit për liberalizim të vizave – luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në disa raste po bëhem shkelje ligjore, por edhe po ngritën aktakuza, po u shqyrtuar mirë rastet. Nē këtë çështje penale, z.Lekaj është i pafajshëm, dhe këtë do ta dëshmojmë në gjykatë”, tha ai.
Ndryshe, për Ministrin e Infrastrukturës, prej të enjtes, është bërë e ditur se shumë shpejtë do të gjykohet për korrupsion. Pal Lekaj u bë ministri i tretë i qeverisë Haradinaj me aktakuzë.
Ai hyn në mesin e zyrtarëve të lartë shtetërorë që ndjeket për vepra penale të korrupsionit, gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunë së Gjakovës, për dy mandate rresht, deri në vitin 2014. E aktakuza pikërisht është ngritur në kohen kur luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit ka mbetur si kushti i fundit i paplotësuar nga Prishtina zyrtare, para se qytetarët kosovarë të përfitojnë lëvizjen e lirë pa viza në vendet e zonës shengen.
Aktakuzën ndaj Pal Lekajt për “T7”, e kishte konfirmuar prokurori special, Faik Halili.
Ministri i Infrastrukturës nga AAK’ja akuzohet për dy vepra penale “përvetësimi në detyrë” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. /GazetaExpress
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin