Prokuroria Speciale ka ftuar të akuzuarin Dejan Raciq të marrë pjesë në në seancë fillestare të caktuar më datë 20.02.2024, e martë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile.
Në njoftim thuhet gjithashtu se gjykata i bën thirrje të akuzuarit Dejan Raciq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar.
“Ftohet i akuzuari Dejan Raciq, nga i ati Janko, i lindur në fshatin Videj, Komuna Klinë, me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, me numër personal 0101974932041 i Punëve të Brendshme në Klinë, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më datë 20.02.2024, e martë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, për çështje penale të proceduar sipas aktakuzës së prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.17.2018 të datës 27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht i inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi, 1 nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruan Arbresh.info
Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata u bënë thirrje të akuzuarit Dejan Raciq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar me datë dhe në kohë si më lartë.
“Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Dejan Raciq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Dejan Raciq, në këtë çështje juridiko penale”, thuhet tutje në njoftimin për media./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?