Prokuroria Speciale në Kosovë ka ftuar të akuzuarin Millan Jovanoviq të nacionalitetit serb i cili ka qenë ish polic në Ferizaj që të marrë pjesë në seancën fillestare më 21 shkurt të vitit 2024.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje me persona tjerë të pa njohur, të uniformuar dhe të armatosur, Krime Lufte kundër popullsisë civile, shkruan Arbresh.info.
“Ftohet i akuzuari Millan Jovanoviq, nga i ati Stojan, i lindur në Ferizaj, ku edhe ka jetuar, tani me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish polic në Stacionin policor në Ferizaj, me numër personal 0407976964759 i lëshuar nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Ferizaj, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më dt.21.02.2024, e mërkurë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, për çështjen penale të proceduar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.98/2017 të dt.27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje me persona tjerë të pa njohur, të uniformuar dhe të armatosur, Krime Lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22, të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi l nënparagrafi 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Gjykata i ka bërë thirrje të akuzuarit që të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate që seanca të zhvillohet me praninë e tij, shkruan Arbresh.info.
“Konform nenit 303 par.8 të KPPRK-së gjykata i bënë thirrje të akuzuarit Millan Jovanoviq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar më datë dhe në kohë si më lartë.”, thuhet në ftesën e prokurorisë.
Po ashtu, gjykata i ka bërë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Millan Jovanoviq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë.
“Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Millan Jovanoviq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Millan Jovanoviq në këtë çështje juridiko penale.”, njofton prokuroria./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...