Google ADS

Prokuroria Speciale ende pa të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq

11:12 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

U bë më shumë se një muaj që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë në kompetencë hetimin për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Oliver Ivanoviq, mirëpo ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu tha për Telegrafin se deri më tani janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i personave në cilësinë e dëshmitarëve.

“ Deri më tani janë intervistuar një numër i konsiderueshëm, të gjithë këta në cilësi të dëshmitarëve. Jemi në fazën e grumbullimit të provave, ende nuk kemi asnjë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, theksoi Lutfiu.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u qëllua para zyrës së tij më 16 janar dhe vdiq më pas në spital.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme