Prokuroria Speciale ka arrestuar një serb, shtetas të Republikës së Kosovës të shtunën (11 maj)
Sipas njoftimit, S.M, dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme penale që lidhen me kapitullin kundër rendit kushtetues të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se ëshët bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale arreston një person për shkak të dyshimit se ka kryer vepra të ndryshme penale
Prishtinë, 11 maj 2024 – Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ka arrestuar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.
Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura. /Arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024