Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit A.M. për shkak të kryerjes së veprës penale “Detyrimi” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me veprën penale “Shantazhi” nga neni 268 paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, (KPPK) të kryera në vazhdim, lidhur me nenin 71 të KPPK, raporton Arbresh.info.
Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, aktakua është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prizren dhe ky rast ndërlidhet me rastin e fajdeve kundër të akuzuarve të familjes Kqira në Prizren.
“Sipas aktakuzës, vepra penale është kryer në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës së gjatë kohore, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazh dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur që ta detyrojnë të dëmtuarin P.G. që t’i jep të holla të gatshme dhe t’i blej vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vet i ka caktuar. Në këtë mënyrë i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mije euro. Me këto veprime i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale. Vlen të theksohet se ky rast është i ndërlidhur me rastin e fajdeve kundër të akuzuarve nga familja Kqira”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...