Numri më i madh i kallëzimeve penale në Prokurori gjatë 2016, është bërë nga polici me mbi 1000 kallëzime, pasuar nga Dogana, AKK etj.
Kështu thuhet në raportin vjetor të Prokurorisë së Shtetit, të quajtur “Raporti vjetor i mekanizmave përcjellës për harmonizimin e statistikave për vitin 2016”, që u prezantua në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2016 ,55 % e lëndëve kanë përfunduar në aktakuza, 26 % në hudhje, dhe 17 në pushim të hetimeve.
Po ashtu sipas këtij raporti, 65% e aktakuzave kanë përfunduar me aktgjykime fajësuese, 15% liruese, 11% refuzim i aktakuzës dhe 7% në hudhje.
Numri më i madh i kallëzimeve penale në Prokurori, sipas raportit vjetor bëhen për ratet e drogave.
Mbi 828 kallëzime për droga, 467 kallëzime për krimet ekomomike, si dhe 447 korrupsioni.
Ky raport pas analizimit, u votua unanimisht nga anëtarët e KPK-së./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...