Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është duke u mbajtur gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit.
Ata po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton arbresh.info
Gucati e Haradinaj para trupit gjykues u deklaruan të pafajshëm.
Pastaj seanca u ndërpre për një pushim 30 minutësh, dhe me të kthyer në sallë, trupi gjykues i’a dha fjalën prokurorisë për të vazhduar me provat e saj kundër dy të akuzuarve.
Prokuroria është duke paraqitur provat e para kundër të akuzuarve, duke transmetuar kështu pamje televizive, ku shihen Gucati e Haradinaj sa ishin në Kosovë, nëpër paraqitje televizive, debate, konferenca për shtyp.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...