Google ADS

Prokuroria pranon raportin e autopsisë për policët që humbën jetën në aksident

19:20 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Prokuroria e Ferizajt ka pranuar raportin e autopsisë për dy trupat e policëve që humbën jetën ditë më parë në një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar kryeprokurori Shukri Jashari, por që sipas tij ende nuk është analizuar i gjithë raporti dhe se nuk mund të jepen aktualisht të dhëna nga ai raport për vdekjen e Armend Trenes dhe Malsor Dashit.

“Raportin e kemi pranuar pak më parë por nuk kemi arrit ta shfletojmë ende. Na merr pak kohë derisa ta shfletojmë hollësisht”, ka thënë Jashari.

Kryeprokurori ferizajas ka bërë të ditur se deri më tani lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“Nuk ka diçka të re lidhur me rastin përpos asaj që është bërë e ditur deri më tani”, ka theksuar ai.

Ndryshe ditë më parë kryeprokurori Jashari pati deklaruar se nga të diturat që kishin deri në atë moment, rasti në fjalë është cilësuar si vetaksident.

Kërkimet për gjetjen e policëve zgjatën afro dy javë pasi vetura zyrtare e policisë ra në lumin Lepenc.

Varrimi i dy zyrtarëve policor u bë me ceremoni shtetërore përderisa më vonë qeveria Haradinaj ndau nga 10 mijë euro për të dy familjet e policëve të vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme