Prokuroria, Policia dhe Inspektorati Policor me aksion të madh në gjithë Kosovën, rasti ndërlidhet me Karaçevën

10:28 | 1 Tetor 2020
L G

Prokuroria Themelore në GJilanë bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) janë duke zhvilluar një aksion të madh në gjithë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës”, thuhet në njoftim raporton arbresh.info .

Ky aksion, sipas prokurorisë, është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë operacion të përbashkët./arbresh.info/

Të ngjashme