Prokuroria, Policia dhe Dogana e Kosovës thërrasin konferencë të jashtëzakonshme sonte në ora 20:00

17:51 | 23 Shkurt 2022
L G

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Policia si dhe Dogana e Kosovës, pritet të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme sonte në ora 20:00.

Konferenca sipas njoftimit të prokurorisë do të mbahet në Terminalim Doganor në Han të Elezit, shkruan arbresh.info.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media në Terminalin Doganor në Han të Elezit. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info.

Të ngjashme