Ish drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, tash deputet në radhët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu po hetohet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për një leje të ndërtimit.
Të përfshirë në hetime janë edhe Nora Kelmendi, Drejtoreshë e Kadastrit, Sazane Raskova, zyrtare në Drejtorinë e Urbanizimit të Komunës së Prishtinës dhe Zejnullah Rexhepi, zyrtar i lartë për planifikim ne Drejtorinë e Urbanizmit, shkruan lajmi.net.
Të apostrofuarit dyshohet se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare lidhur më një ndërtim që ka ndodhur në Prishtinë. Hetimet kanë nisur që në muajin mars të këtij viti nga Porkuroprja Habibe Salihu. Kallëzimin penal në Prokurori e ka bërë Policia e Kosovës.
Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili nuk ka dashur të jap detaje.
Ndonëse, Komuna e Prishtinës, veçmas kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti kanë marrë padi të shumta nga subjekte të ndryshme duke përfshirë edhe opozitën në Prishtinë. Keka ka thënë se pos këtij rasti, Prokuroria është duke hetuar edhe për një rast tjetër në Prishtinë.
“Hetimet ndaj kryetarëve të Komunave, pra të nivelit të lartë, i zhvillon Prokuroria Speciale, ne nuk kemi aso raste. Nuk e di në sa raste ka kallëzime penale për Komunën e Prishtinës. Por, sa i përket ndërtimeve tek ne është e regjistruar një lëndë. Kallëzimin penal e ka ushtruar Policia e Kosovës. Është në zhvillim hetimor. Tek ne është sjellë me 01.03.2017. Në këtë lëndë janë të përfshirë zyrtarët e Komunës, Liburni Aliu, Sazane Raskova, Nora Kelmendi dhe Zejnullah Rexhepi. Për natyrën e rastit duhet të flisni me prokuroren Habibe Salihu. Për Komunën e Prishtinës më duket e kemi edhe një lëndë, por nuk di nëse është për ndërtime”, ka thënë për lajmi.net kryeprokurori, Imer Beka.
Prokurorja që është duke zhvilluar hetimet lidhur më këtë rast, Habibe Salihu nuk ka pranuar të deklarohet drejtpërdrejtë. “Për këtë duhet t’i drejtoheni zyrës së informimit, ata na drejtohen ne, dhe më pastaj e shohim”, ka thënë Salihu shkurt.
Ka disa ditë që lajmi.net i është adresuar Zyrës së informimit për të mësuar për natyrën e këtij rasti, por kjo zyrë nuk ka pranuar të japë asnjë përgjigje deri më tani.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë