Përfshirja e veteranëve të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në listën e veteranëve mashtrues ka ngjallur reagime të shumta nga ta, emrat e të cilëve janë pjesë e kësaj liste.
Një ditë pas publikimit të listës Prokuroria e Shtetit ka dalë me një komunikatë, në të cilën ka sqaruar futjen e veteranëve të vërtetë në listat e veteranëve të rrejshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Prokuroria nuk e mohon se kanë ndodhur lëshime gjatë hetimeve dhe grumbullimit të informacioneve në hetimin e veteranëve të rrejshëm, duke shtuar se emrat e veteranëve të vërtetë do të tërhiqen nga kjo listë.
“Gjatë fazës së grumbullimit të informacioneve, si dhe gjatë hetimeve që kanë zgjatur për një vit e gjysmë janë shqyrtuar mbi 80 mijë aplikacione dhe nëse eventualisht ndonjë veteran luftëtar i UÇK-së është dëmtuar me përfshirjen e emrit të tij nga Prokuroria në listën e përfituesve të kundërligjshëm, atëherë do të bëjmë kërkesë që emrat e tyre të tërhiqen si përfitues të kundërligjshëm dhe do t’i propozohet Gjykatës që në bazë të dokumentacionit të rishikuar ndaj tyre të mos zbatohet masa e përkohshme e ndalimit të pagesës së pensionit personal të veteranit luftëtar”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë, shkruan më tutje “Zëri”.
Madje Prokuroria e Shtetit në sqarimin e saj bën të ditur se edhe ish-pjesëtarët e vërtetë të UÇK-së, të cilët janë në marrëdhënie pune në sektorin publik ose privat nuk kanë të drejtë të marrin pensione të veteranit dhe kjo sipas Prokurorisë ka bërë që në këtë listë të jenë të përfshirë edhe veteranë të vërtetë.
“Në Nenin 16, paragrafi 4 i Ligjit për Veteranët e Luftës është e paraparë që veteranët e UÇK-së, të cilët janë të punësuar në sektorin publik ose privat nuk kanë të drejtë të përfitimit pasuror, gjithashtu edhe personat të cilët janë në kategorinë si pjesëtar i UÇK-së, ose në kategorinë pjesëmarrës i luftës, me ligj nuk i takon e drejta për pension personal të veteranit luftëtar dhe kjo ka qenë arsye pse disa nga ta janë përfshirë në aktakuzë si përfitues të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit