Prokurorët e Kosovës tashmë kanë nisur luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kusht ky për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën shkruan portali arbresh.info
Të premten janë ngritur aktakuza për 11 persona të përfshirë në aferën e njohur “Pronto”.
Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”. Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare”, thuhet në komunikatë.
Të akuzuar janë edhe zyrtarisht ish deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Behlul Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish Sekretarë të përgjithshëm I.G. dhe Xh.D., ish zëvendësministër F.Sh., këshilltari politik në MPB S.G., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit N.K. dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë A.P.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshëm personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kushti i fundit i Bashkimit Evropian nga gjithsej 95 të tillë për të fituar liberalizimin e vizave Kosova.
Kushti tjetër i cili ishte ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi u përmbush me 21 mars, përkundër kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje me gaz lotsjellës.
Pas miratimit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në fund të këtij viti pritet të liberalizohen vizat për Kosovën./Arbresh.info/
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...