Vitin që shkoi është karakterizuar me rritje të numrit të lëndëve në Prokurori. Ky raport është prezantuar sot nga prokurorja Ikramie Bojaxhiu në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në raport theksohet përqindja e lëndëve të përfunduara që nga viti 2013 e deri në vitin 2016.
Në bazë të këtij hulumtimi, për katër vjet të funksionimit të sistemit te kallëzimet penale në vitin 2013 në përqindje prokurorët kanë realizuar 70.07 përqind të lëndëve. Në vitin 2014 janë kryer 76.67 përqind të lëndëve, në vitin 2015, 82.82 përqind të lëndëve që është rritje në krahasim me vitet tjera dhe po ashtu viti 2016 që ka rritje të kryerjes së këtyre lëndëve dhe është përqindja me 88.94 përqind e tyre
Ajo tha se objekt kryesor i raportit të hulumtimit të lidhur me ngarkesën me lende penale karakteristike janë kallëzimet penale të veprave penale që përmbajnë drogën, armët, kontrabandën, trafikim me qenie njerëzore, krimin e organizuar, krimet ekonomike,etj.
Bojaxhiu shtoi se nëse aprovohet rekomandimi për ndryshimet në Prokurori deri në fund të vitit 2017 pritet të mbesin vetëm 123 lëndë të pa kryera.
Në këtë mbledhje kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi, tha se ka shumë mangësi në mënyrën e kryerjes së lëndëve dhe se është paraparë që lëndët e krimeve ekonomike dhe ato të korrupsionit të përfundojnë deri më 30 qershor të vitit 2016.
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial prokurori Bahri Hyseni, prezantoi analizën për veprat penale kriminalistike për vitet 2013-2016. Ai u shpreh se përveç rasteve të pranuara ta kanë përfunduar edhe raste të bartura nga viti në vit, dhe se përfundimi i tyre ka kaluar 100 përqindshin, duke shënuar kështu një sukses mjaft të madh.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe raporti i gjeografisë kriminale për vitet 2013-2016.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...