Një grua 33 vjeçare ka mbetur e vdekur dje rreth mesditës në Vragoli të Fushë Kosovës.
Dyshohet se ajo është mbytur nga motra e saj.
E dyshuara është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkaq sot Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjithashtu është propozuar ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuares.
Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
“Ju njoftojmë se prokurorja e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda është duke i udhëhequr hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, për sqarimin e rrethanave të kësaj vrasjeje. Po ashtu, ju njoftojmë se e njëjta sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës, në gjykatën kompetente”.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...