Ndonëse nga avokatët e akredituar nga Gjykata Speciale ishte pritur që aktakuzat e para në këtë gjykatë të dorëzohen në vjeshtën e këtij viti Zyra e Prokurorit Special ende nuk ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme për ngritje të ndonjë aktakuze.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ende nuk ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme për ngritjen e ndonjë aktakuze pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
ZPS-ja nuk e ka marrë me ngut ngritjen e aktakuzave pranë Dhomave të Specializuara me arsyetimin se vendimi për të paditur nuk mund të nxitet dhe duhet të bëhet me një pikëpamje të qartë se si të përmbushen detyrimet ligjore për të kryer një gjykim të drejtë në një kohë të arsyeshme.
Christopher Bennett, nga Zyra e Prokurorisë Speciale, i ka thënë gazetës “Zëri” se kjo prokurori është duke vazhduar hetimet e saj efektive dhe do të vendosë rreth kësaj çështjeje kur dëshmitë dhe faktet e mbledhura lejojnë dhe japin mundësinë që të ketë ndonjë aktakuzë.
“Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) është e vetëdijshme se ekzistojnë pritshmëri për ngritjen e një akuze me kohë dhe do të vendosë rreth kësaj çështjeje kur dëshmitë dhe faktet e paraqitura lejojnë për ta bërë këtë dhe deri atëherë ZSP-ja do të vazhdojë hetimet e saj efektive.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...