Ka përfunduar raportimi i kreut të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi para komisionit për mbikëqyrje të AKI-së.
Gjatë këtij raportimi, i pari pas ardhjes se tij në këtë pozitë një muaj më parë, Gashi ka treguar për gjendjen në të cilën e ka gjetur këtë institucion.
Sipas kryetarit të komisionit, Haxhi Shala, i pari i AKI-së ka folur edhe për planet e kësaj agjencie.
Sipas Shalës, Gashi është i kënaqur me gjendjen në të cilën e ka gjetur AKI- në, shkruan arbresh.info.
“Është pyetur nga anëtarët e komisionit për aktakuzën të cilën e ka pasur deri 1 javë para se të vinte në krye të këtij institucioni”, tha Shala.
Sipas, Shalës prokuroria nuk ka pasur prova se Gashi ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.
Shala tha se Gashi e ka kaluar edhe testin e verifikimit dhe këtë shumë kohë para se të vinte në këtë pozitë./Arbresh.info.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist