Një foshnje ka vdekur në Spitalin e Pejës të mërkurën gjatë lindjes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, babai i foshnjës së vdekur ka dyshuar që kjo ka ardhur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.
“Arbresh.info” ka kontaktuar zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Pejë, të cilët kanë pohuar se kanë nisur hetimet rreth këtij rasti.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për “Arbresh.info”, tha se kanë prokurorja ka autorizuar Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve.
Megjithatë, sipas tij, nuk mund të jap më shumë informacione rreth rastit.
“Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga Policia e Kosovës për ketë rast. Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. “Nuk mund të jap me shumë informata në ketë fazë”, tha Nikçi.
Por, spitali ka mohuar pretendimet e prindit duke thënë se ka pasur asistim sipas protokollit të Mamive dhe Mjekëve Specialist, por që foshnja fatkeqësisht ka lindur e vdekur.
Ndërsa, njohësi i çështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija thotë se babi i foshnjës ka dyshuar tek stafi mjekësor pasi që ka humbur besueshmëria dhe për këtë arsye ka dyshime.
“Rastet me dyshimet për neglizhencë në rastet e vdekjes së pacientëve, janë rezultat i shumë skandaleve të ndodhura vitet e kaluara në shëndetësi. Rasti i foshnjës në rrobalarëse sigurisht se ka ndikuar në humbjen e besimit dhe dëmtimin e imazhit dhe frikësimin e qytetarëve se mund t’ju ndodhë e njëjta gjë”, thotë Vitija.
Sipas tij punëtoret e dyshuar në lidhje me rastin e futjes së foshnjës në rrobalarëse janë kthyer në punë.
“Punëtorët janë kthyer në punë dhe ShSKUK nuk ka marr masa në shkarkimet menaxheriale të drejtorëve të afërt me partinë në pushtet”, tha Vitija.
Se a janë kthyer në punë punëtorët e dyshuar në lidhje me rastin e më hershëm në spitalin e Pejës, “Arbresh.info” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe spitali i Pejës, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, ky është rasti i dytë brenda dy muajve që në spitalin e Pejës ngritën dyshime për vdekjen e foshnjave.
Lajmi që tronditi opinionin ishte rasti i futjes së foshnjës nga pakujdesia e stafit mjekësorë në lavatriçe. /Arbresh.info/Vjollca Gajraku/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...