Organet e drejtësisë kanë përshpejtuar hapat rreth marrjes së vendimit për deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi pas sulmit fizik që ia bëri Milaim Zekës në një debat televiziv.
Burime të Indeksonline brenda prokurorisë kanë treguar se Krasniqit mund t’i zgjatet edhe për disa javë masa e paraburgimit, pas procedurës hetimore për veprën penale të kryer nga deputeti i VV-së.
“Pas 24 orësh të dyshuarit mund t’i vazhdohet paraburgimi për 1 muaj ose mundet të marret një masë e caktuar tjetër. Ky e ka e dhe një masë tjetër për një vepër penale”, ka thënë ky burim.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës dje u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme.
“Akt tërësisht i papranueshëm, ajo çfarë ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka. Akte të tilla agresive duhet të dënohen dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme. Ftoj të gjithë qytetarët e vendit, e veçmas zyrtarët e shtetit, përkatësisht përfaqësuesit e popullit, që të kursehen nga përdorimi i diskursit të dhunshëm, njëherësh të debatojnë në mënyrë të qytetëruar për të gjitha çështjet, duke shmangur dhunën dhe agresionin”, thuhet në reagim.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë