Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për privatizimin e katër hidrocentraleve në mënyrë tinëzare bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike. Burimet e Kallxo.com brenda Prokurorisë së Shtetit kanë konfirmuar se para pak çastesh, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën e Prishtinës vendimin për nisjen e hetimeve ndaj tetë personave të përfshirë në shitjen e Distribucionit të KEK-ut.
Burimet kanë sqaruar se në aktvendimin për hetime janë gjashtë zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë 5 ish-ministra, tre prej këtyre ministrave janë anëtarë momentalë të qeverisë. Hetimet kanë nisur edhe ndaj një zyrtari të KEK-ut dhe një zyrtari të qeverisë të përfshirë në implementimin e kontratës.
Vendimi për fillim të hetimeve është marrë pas një periudhë prej gati 2 vjetëve të fazës së para-hetimeve që nisur pas raportimeve në media. Vendimi për fillim të hetimeve është marrë vetëm disa ditë para se të ndodhte parashkrimi pasiv i veprës së mundshme penale. Privatizimi i KEDS-it kishte ndodh me datën 8 maj.
Procesi i privatizimit të KEDS-it ishte udhëhequr nga Komiteti i Privatizimit, i cili drejtohej nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, që në atë kohë ishte Besim Beqaj. Pjesë e komitetit drejtues ishin edhe Mimoza Kusari Lika (ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë), Dardan Gashi (ministër i Mjedisit) Bedri Hamza (ministër i Financave), Nenaq Rashiq (ish ministër i Punës).
Rasti i hetimit të privatizimit të hidrocentraleve është përmendur edhe nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi në Emisionin ‘Jeta në Kosovë’. Ai nuk kishte dhënë shumë detaje, por e kishte konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur grumbullimin e informatave për këtë rast pas raportimit në media.
Katër hidrocentrale ishin privatizuar bashkë me distribucionin dhe furnizimin me energji elektrike. Përfshirja e tyre në pakon tenderuese ishte mbajtur e fshehtë, ndërsa edhe ministrat që kanë marrë vendimet kryesore për privatizim kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuar se në pako është përfshirë edhe shitja e hidrocentraleve.
Katër hidrocentrale janë shitur së bashku me KEDS-in: hidrocentrali i Dikancës, hidrocentrali i Burimit, ai i Radavcit dhe Lumbardhit. Ato janë dhënë me koncesion nga KEK-u me qëllim të rivitalizimit të tyre dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese. Në kohën kur janë dhënë me qira, sipas KEK-ut, ato kanë pasur një kapacitet të instaluar prej 11 megavatëve, mirëpo koncesionarët janë zotuar se pas investimeve që do të bëjnë kapaciteti i tyre do të rritej në 14 megavatë. Nëse shihen komunikatat e lëshuara nga KEK-u, në kohën e dhënies së këtyre hidrocentraleve me koncesion, atëherë del që në to është dashur të investohen 15 milionë euro.
Më parë ishte raportuar se hidrocentralet ishin pjesë e listës së aseteve, mirëpo ishin shkruar vetëm pjesët përbërëse të hidrocentraleve. Gazeta Jeta në Kosovë e ka analizuar listën e aseteve, vetëm te pjesa e hidrocentraleve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...