Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave që ushtruan ndikim për një pozitë pune

11:10 | 10 Janar 2025
E.K

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.B., dhe Sh.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë që secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”

“Sipas aktakuzës, i pandehuri I.B., nga data 03.10.2022 deri me datë 05.01.2023, në Prizren, në mënyrë të drejtëpërdrejt pranon premtimin për një përfitim për vete me pretendimin se ai është në gjendje të ushtroj ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pranon se do të ushtrojë ndikim të padrejtë tek bashkëshortja e tij, M.P., e cila ka qenë anëtare e Komisionit në konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit – Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, të datës 03.10.2022, për vendin e punës sekretare në njërin prej gjimnazeve dhe në njërën prej shkollave fillore në Komunën e Prizrenit, në bazë të të cilit konkurs kishte aplikuar E.P.S., ku i dërgon pyetje nga testi me shkrim, gjithashtu i jep informacion për poentimin maksimal prej 100 pikësh, të dhënë nga bashkëshortja e tij M.P, si anëtare e komisionit, të gjitha këto dhe të tjera komunikime, rezultuan nga komunikimet që i ka zhvilluar i pandehuri, I.B., me të pandehurin Sh.P., në aplikacionet e rrjeteve sociale “Viber” dhe “Whats App”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas njoftimit në aktakuzë thuhet se i pandehuri Sh.P., në mënyrë të drejtpërdrejtë i premton përfitim personit tjetër – të pandehurit I.B., në atë mënyrë që ky i fundit të ushtroj ndikim të papërshtatshëm mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që i pandehuri Sh.P., të pandehurit I.B., i premton se do t’ia kryej një punë këtij të fundit, për ndikimin që do ta bëjë i pandehuri I.B., tek bashkëshortja e tij, M.P, si anëtare e komisionit.

“Ndërsa i pandehuri, I.B, ia dërgon në telefon të pandehurit Sh.P, kopjen e ftesës me të cilën është ftuar ai si i pandehur lidhur me një çështje penale që zhvillohej pranë Gjykatës Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme