Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.V., i cili gjendet në paraburgim nga data 10.01.2022 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me datë 10.01.2022, rreth orës 14:40, në rrugën ‘’Xhemil Fluku’’ në Prizren, i akuzuari L.V., tenton ta privojë nga jeta viktimën B.G., nga Prizreni, në atë mënyrë që, derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur ku si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, ashtu që para automjetit të viktimës ishte duke qëndruar i pandehuri me automjetin e tij të markës ‘’Audi’’, i cili e kishte ndalur automjetin duke biseduar me një kalimtar rasti, kështu duke shkaktuar kolonë të panevojshme në trafik, me ç’rast viktima pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment i pandehuri del nga automjeti, i afrohet viktimës dhe fillon të fjaloset me të. Ndërkohë, në fjalosje e sipër, i pandehuri kthehet në automjetin e tij, e merr një pistoletë në dorë dhe sërish kthehet tek vetura e viktimës dhe pas shkëmbimit të sërishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet viktimën në kokë, me ç’rast ky i fundit i vërsulet të njëjtit duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë, derisa viktima, ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë të vërtetuara sipas raporteve mjekësore.
Me këto veprime i pandehuri i lartëcekur ka përmbushur elementet e veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç