Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit në Gjilan, Valon Shefkiu.
Sipas aktakuzës së siguruar nga Kallxo.com, më datë 2 janar të këtij viti, Valon Shefkiu, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe të ankthit, ka kanosur me fjalë gazetarin Musa Sabedinin pasi që ky i fundit ka publikuar një artikull në lidhje me Shefkiun.
Gjithmonë sipas aktakuzës, Shefkiu e ka thirrur në telefon gazetarin Musa Sabedini duke iu drejtuar me fjalët: “Nga sot e tutje kjo çështje është personale… se je tu u marrë ti shumë me mu.. dhe dikujt unë kam me ja q… nanën”.
Sipas Prokurorisë, Shefkiu me këtë kërcënim ka kryer veprën penale kanosje.
Prokuroria konsideron se kjo aktakuzë është bazuar mirë në mënyrë të ligjshme dhe për këtë arsye i propozon Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...