Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve Q.L., dhe D.T, të cilët ngarkohen për vjedhje të rëndë në bashkëkryerje, në vazhdimësi.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi gjerë me dt.23.10.2023, në Gjakovë, saktësisht në depon e objektit afarist pronë e të dëmtuarit M.B., të pandehurit duke vepruar me dashje dhe në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, e përvetësojnë pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, në atë mënyrë që të pandehurit përmes një vrime rreth 1 metër e hapur në mur në pjesën e pasme të dyqanit kanë kaluar në pjesën e depos që i përket të pandehurit Q.L., ku aty kanë hapur një pjesë të murit ndarës që ka qenë e mbyllur me panele druri me vida të cilat kanë qenë të vendosura nga ana e depos së të pandehurit Q.L., ku kanë hyrë në depon e të dëmtuarit dhe nga aty kane vjedhur mallra të ndryshme të cilat i kanë bartur në dyqanin e të pandehurit Q.L., dhe e kanë mbyllur prapë pjesën e panelit”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se pas një punë operative të Policisë, një pjesë e sendeve u sekuestruan dhe iu kthyen të dëmtuarit, me çka të dëmtuarit të akuzuarit thuhet se i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material në shumë prej 94 mijë e 859 euro e 75 centë.
Me këtë, ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë në bashkëkryerje në vazhdimësi” nga neni 315, par.1, nënpar. 1.1 lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftim e Prokuroris./Arbresh.info
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...