Google ADS

Prokuroria ngrit aktakuzë edhe ndaj një gruaje tjetër që iu bashkua ISIS-it

15:17 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës R.Q për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura R.Q më 23.08.2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Stamboll, ndërsa nga aty, me bashkëshortin e saj kanë udhëtuar në Siri nga ku i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS dhe nga e cila është financuar rregullisht me një shumë në vlerë prej 12 – 65 dollar në muaj”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime e pandehura R.Q ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, sipas nenit 143, paragrafi 2 të KPRK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme