Prokuroria ngrit 79 aktakuza kundër 92 personave për 24 orë

12:40 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 79 aktakuza kundër 92 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre (3) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton Arbresh.info.

Ky është raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit:-

Prishtinë, 27 gusht 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre (3) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e nëntë (39) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  (1) persona të dyshuar për veprën  penale “Aksident me fatalitet”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurori të shtetit. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit,  ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu,  janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale / / / / /
Prishtinë 39 – 44 / 1 – 1 / /
Prizren 10 – 11 / 1 – 1 / /
Pejë 1 – 1 1 1 – 1 / /
Gjilan 5 – 9 / 1 – 1 / /
Gjakovë 9 – 10 1 / / /
Mitrovicë 1 – 1 / / / /
Ferizaj 14 – 16 1 1 – 1 / /
Totali 79 – 92 3 5 – 5 / /

 

 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës                          
  1. Prokuroria Themelore Prishtinë: 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokurori kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”

Numri i aktakuzave të ngritura, me theks të veçantë aktakuzat për ‘’Keqpërdorim të detyrës zyrtare’’:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e nëntë (39) aktakuza kundër katër dhjet e katër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza për katër (4) persona, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Katër (4) aktakuza për katër (4) persona, për veprën penale “Vjedhje”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”

Tre (3) aktakuza për pesë (5) persona, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Tetë (8) aktakuza për nëntë (9) persona, për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Mos evitimi i rrezikut”

Gjashtë (6) aktakuza për gjashtë (6) persona, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza për dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

Një (1) aktakuzë për tre (3) persona për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Dy (2) aktakuza për dy (2) persona, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Dy (2) aktakuza për dy (2) persona, për veprën penale “Mashtrimi”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Ngacmim”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Vjedhje pylli”. 

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të  prokurorit:

Një (1) person është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurori të shtetit si i dyshuar për  veprën penale “Aksident me fatalitet”.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit:

Gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje pyllit”.

 

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

Aktakuzat:

Prokuroria në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

 

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 dhe lidhur me veprën penale, dhuna në familje nga neni 248 par.2 të KPRK-së.”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm , ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 dhe lidhur me veprën penale, dhuna në familje nga neni 248 par.2 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “ Rrezikim i Trafikut Publik”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Shtrëngimi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në Familje.”

 

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmim“.

 

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale” Lëndim i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, dhe

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme