Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orë të fundit prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të dy (2) personave, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur (9) aktakuza kundër nëntë personave (9) për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”