Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 50 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona, si dhe ka ngritur 22 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për veprat penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi për vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi./arbresh.info/
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë