Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës”, neni 150 pika 2.1 e
KPRK-së, “Krime lufte kundër popullatës civile”, në kundërshtim me nenin 142 dhe 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim. Gjithashtu, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (2) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dënohen prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë ...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024