Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B, për veprën penale “Grabitja”.
I njëjti akuzohet se ka përcjellë në grua në mënyrë dinake dhe e ka goditur me grusht në anën e djathtë të kokës, duke e lënë të alivanosur dhe pastaj i ka marrë telefonin dhe çantën e krahut, ku në të kishte pasur para të gatshme, si dhe dokumente të tjera personale, përcjell Arbresh.info.
“Sipas aktakuzës, me datë 10.06.2024, në orën 23:24 në Rr. ”Zara” në Prizren, me përdorim të forcës, sulmon jetën apo trupin e personit tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që derisa viktima F.K., ishte duke ecur përgjatë rrugës në fjalë, i njejti në mënyrë dinake i vihet nga pas dhe në mënyrë jashtëzakonisht të dhunshme e godet viktimën me grusht në anën e djathtë të kokës – fytyrës së saj, e cila menjëherë mbetet pa ndjenja – e alivanosur në tokë, me ç’rast i njejti shfrytëzon momentin e volitshëm ashtu që përvetëson telefonin dhe çantën e saj dhe largohet në shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar viktimës F.K., dëm pasuror dhe lëndime të lehta trupore – të konstatuara sipas akt-ekspertimit mjeko-ligjor”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se prokurori i kësaj çështje me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas procedurave tjera gjyqësore, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, vijon tutje njoftimi./Arbresh.info/
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...