Prokuroria nesër do t’ia dorëzojë familjes Dehari raportin rreth vdekjes së Astrit Deharit, që është përgatitur nga një institut i mjekësisë ligjore në Zvicër.
Familja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren tri vjet më parë, do të marrë nesër raportin që ka ardhur ditë më parë ka ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Lozanës.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Prokuroria do t’ua dorëzojë raportin të enjten në orën 10:00.
“Nesër më 24.10.2019 në orën 10.00h në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zvceran të Mjekësis ligjore. Unë do te jem aty së bashku me Prindet e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi, transmeton Gazeta Express.
Familja Dehari janë ankuar së fundmi sepse prokuroria nuk pranoi t’ia dorëzojë raportin e ardhur nga Zvicra pa e përkthyer në shqip.
Prindërit e Astrit Deharit kishin kërkuar që një institut i mjekësisë ligjore në shtetin e Zvicrës të nxjerrë raport mbi rrethanat e vdekjes së djalit të tyre, pasi nuk u besonin institucioneve në Kosovë.
Nga raportet e mjekësisë ligjore në Kosovë është thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje, ndërsa familjarët, avokati i tij dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i besojnë kësaj.
KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet ...
Berat Gjimshiti “lideri i heshtur” shqiptar që shkroi histor...
Komandanti i KFOR-it shpjegon arsyet pse nuk e miratoi dërgi...
Vuçiq: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, tarifa deri në 2,52 ...
Sllovakia kërcënon ta shkurtojë mbështetjen për refugjatët u...