Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se vazhdimisht pushteti serb dhe mediat atje janë munduar që ta përbaltin emrin e tij.
Ai ka theksuar se dje është njoftuar zyrtarisht se Prokuroria Speciale në Nish se kanë propozuar që të ngritet akuzë ndaj tij për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit”, përderisa e ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit gjatë viteve 2018 dhe 2019.
“Pra, fjala është për realizimin e projekteve infrastrukturore në territorin e Komunës së Bujanocit, të përcaktuara me vendimin për buxhetin e kësaj komune më 2018 dhe 2019. Me rëndësi është të dihet se këto projekte realizohen në faza, për shkak se se Komunat e pazhvilluara në Serbi nuk kanë buxhet të mjaftueshëm që t’i realizojnë projektet me vlerë më të madhe brenda një viti. Prandaj edhe realizimin e tyre e bëjnë me faza, për dy apo më shumë vite.
“Pra, Prokuroria propozon ngritjen e akuzës duke u bazuar në faktin se në momentin e nënshkrimit të kontratës për realizimin e këtyre projekteve, në buxhetin e Komunës, nuk ka pasur mjaftueshëm mjete sa ka qenë vlera kontraktuese e këtyre projekteve. Në fakt, edhe më 2018 edhe më 2019, për projektet në fjalë, është bërë pagesa për punët e kryera vetëm në lartësinë e mjeteve të cilat kanë qenë të planifikuara me buxhet. As edhe një cent i vetëm më tepër!”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social Facebook.
Tutje, ai ka theksuar se aktakuza ndaj tij është ngritur në kohën kur edhe pak pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi, sipas tij, kjo tregon se nuk po trajtohet puna si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë.
“Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar. Sidoqoftë. Nuk më befasojnë. E prisja. Do të ishte e palogjikshme që ky pushtet autoritar të ndalet me kaq. Por kot e keni!”,ka thënë Kamberi.
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...