Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Ç.S., D.S., F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe kundër të dyshuarit – zyrtarit policor I.S., – për shkak të veprës penale “Kanosja”.
Sipas njoftimit, të pandehurit Ç.S., D.S. dhe F.B., të dielën në një qendër tregtare në Prizren i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit S.B, përcjell Arbresh.info.
“Të pandehurit Ç.S., D.S. dhe F.B., më datë 31.08.2024 rreth orës 15:50, në Prizren, në rrugën “Wiliam Wolker”, pikërisht në parkingun e një Qendre Tregtare, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtojnë shëndetin të dëmtuarit S.B., në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari ishte nisur për tek automjeti të cilin e kishte parkuar në oborrin e qendrës tregtare, është ndalur i pandehuri Ç.S., ku fillimisht kishte filluar konflikti verbal në mes tyre, pastaj Ç.S., e godet me kokë dhe aty ndërhyjnë edhe të pandehurit D.S., dhe F.B., të cilët me grushta e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me çka të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore, të përshkruara si në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren”, thuhet në komunikatën për media.
Me këto veprime të njëjtin, në bashkëkryerje ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Të pandehurit Ç. S. dhe D. S., pasi i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit, ku ndërhynë zyrtarët policorë për ta ndalur sulmin, në prani të zyrtarëve policorë, e kanosin të dëmtuarin me fjalët “s’ka me të nxan nata, kemi me të vra”, me ç’rast tek i njëjti kanë shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij.
Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “kanosje” nga neni 181 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit edhe ndaj të pandehurit I.S.,- zyrtar policor, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti më datë 31.08.2024 rreth orës 17:30min, paraqitet në stacion policor për t’u interesuar për djemtë e tij të cilët ishin të përfshirë në rrahje, i njëjti në prezencë të hetuesit – zyrtarit policor V.M., e kanos të dëmtuarin S.B., me fjalë se do ta privojë nga jeta. Me këto veprime për të njëjtin ekziton dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “kanosja” nga neni 181 par.2 të KPRK- së.
“Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve para ligjit, luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimin të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet mes tjerash në njoftim./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...