Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur sot një aktakuzë për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme.
Prokuroria ka njoftuar se sipas aktakuzës, që nga viti 1999, e deri më sot, në Gjilan, i pandehuri M.A, në mënyrë të vazhdueshme dhe të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e paluajtshme të personit tjetër, banesën në sipërfaqe prej 59.65 metër katrorë, pronë e të dëmtuarit S.C.
Sipas njoftimit të Prokurorisë në Gjilan, i pandehuri pa asnjë dokument pronësie, pa lejen dhe pëlqimin e të dëmtuarit ka hyrë në banesën e tij, të cilën e shfrytëzon edhe tani pa asnjë bazë ligjore.
“Gjendja faktike, përpos tjerash është vërtetuar edhe nga vendimi mbi ndarjen e banesës në shfrytëzim, si dhe gjatë intervistimit edhe vet i pandehuri e ka pranuar se në atë banesë është vendosur që nga viti 1999, me të cilat prova vërtetohet koha, vendi dhe mënyra e kryerjes së veprës penale,”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin menjëherë t’a obligojë që t’a liroj pronën e uzurpuar dhe të njëjtën t’ia kthejë pronarit të ligjshëm, në gjendje të mëparshme.
Gjithashtu, prokuroria ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të njëjtit t’i shqiptohet dënimi i merituar sipas Ligjit.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...