Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që voziti në gjendje të dehur

16:18 | 23 Dhjetor 2024
E.H

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Y.A., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Në njoftimin për media thuhet se i pandehuri në fshatin Korishë të Prizrenit me datën 24.08.2024 ka drejtuar automjetin në ndikim të alkoolit duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve, përcjell Arbresh.info.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Y.A., me dt.24.08.2024, në Rr.”N…” në f.sh.Korishë – K.Prizren, ka drejtuar automjetin e tipit VW pasat, në ndikim të alokoolit, në këtë mënyrë i pandehuri ka ngasë automjetin në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, ku ka rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në komunikacion, në atë mënyrë duke mos përshtat shpejtësin e lëvizjës së automjetit me kushtet e rrugës dhe gjendjes së tij, me anësoren e parë të automjetit i godet dy të miturit të cilit ishin në një biçikletë, në atë menyrë nga inercioni i goditjës pësojnë lëndime dy të miturit, ku njëri prej të miturve nga lendimet e marra, ndërron jetë, ndërsa i mituri tjetër pëson lëndime të rënda trupor”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371, paragraf.4, lidhur me paragraf.3, dhe 1, të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme